Kryeministri Edi Rama i rikthehet debatit me politikanin britanik, Nigel Farage, këtë herë jo për emigrantët shqiptarë, por për rënien politike të drejtuesit të partisë “Reforma UK”. “Rënia e Farage në sondazhe është mallkim për komentet e tij të turpshme ndaj emigrantëve”, thotë Rama me ironi në një intervistë për britaniken “The Indipendent”. Kryeministri Rama i drejtohet Nigel Farage duke i thënë se rrezikon të bjerë viktimë e "mallkimit shqiptar", për shkak se i ka etiketuar qytetarët e saj si kriminelë. Sipas Ramës, viktimë e mallkimit është edhe politikania tjetër e partisë Reforma, Suella Braverman, që po ashtu bëri komente fyese për shqiptarët, por që u shkarkua dy herë si Sekretare e Brendshme në Britani.