Ligji i viti 2010 për artin dhe kulturën pritet të ndryshojë sipas një modeli të ri zhvillimi, që u jep më shumë hapësirë për autonomi profesionale dhe artistike institucioneve publike të artit dhe kulturës. Projektligji i hartuar nga Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit rikoncepton mënyrës se si institucionet publike të artit dhe kulturës gjenerojnë, administrojnë dhe përdorin të ardhurat e tyre. Nga 30% që përfitojnë aktualisht, institucionet kulturore mun dtë mbajnë 90% të të ardhurave të gjeneruara, për t’i përdorur në produksione të reja, mbështetjen e artistëve dhe produksione të reja.