Pas dënimit dy vite më parë me 89 vite burg në total për 10 anëtarët e grupit kriminal që në nëntor të vitit 2022 trafikuan nga Kolumbia drejt Shqipërisë 485 kilogramë kokainë, hetimet e SPAK nuk u ndalën. Në mars të këtij viti, në pranga u vunë dhe tre personave të tjerë, ndërsa në kërkim u shpall Kevin Markgjoni, i njohur edhe me identitetin Arjan Margjoni, i cili arriti të arrestohej në Spanjë.