Gjykata e Durrësit ka vlerësuar si të paligjshëm arrestimin e dy protestuesve të cilët goditën me vezë makinën e Kryeministrit Edi Rama ditën e shtunë në qytetin e Manzës. Dy protestuesit, Albi Dema dhe Edison Likaj u ndaluan nga policia pas incidentit, ku eskorta e kreut të Qeverisë u qëllua me vezë gjatë kohës që po udhëtonte drejt Gjirit të Lalzit, ku mbajti punimet Asambleja e Partisë Socialiste. Familjarë, miq dhe mbështetës të dy të rinjve ndoqën nga afër seancën, teksa një grup prej tyre priti jashtë sallës vendimin. Sipas gjykatës, arrestimi i të rinjve nuk justifikohej me provat e dorëzuar nga ana e policisë. Pas vendimit të gjykatës, njëri prej të arrestuarve pati një mesazh për Policinë e Shtetit. Sinkron Edison likaj