Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm në Vlorë ka sekuestruar pasuri me vlerë rreth 7.5 milionë euro në ngarkim të shtetasit me iniciale G.V., i cili po hetohet për veprat penale “Mashtrimi me pasoja të rënda” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.