Në ambientet e parlamentit Europian kryeministri Edi Rama është nderuar me Çmimin CER Lord Jakobovits. Zyra e shtypit në kryeministri thotë se ky vlerësim për kreun e qeverisë shqiptare jepet për kontributin në promovimin e tolerancës dhe dialogut ndërfetar, një çmim europian që forcon profilin e Shqipërisë.