Reshjet e shiut vijojnë të shkaktojnë problematika në Qarkun Kukës, veçanërisht në zonat malore. Në aksin rrugor Kukës–Shishtavec janë regjistruar rrëshqitje të gurëve të mëdhenj në rrugë. Firma mirëmbajtëse ka ndërhyrë në kohë me mjete të rënda për largimin e tyre dhe normalizimin e qarkullimit. Problematike paraqitet edhe situata në Lekbibaj të Tropojës. Rritja e nivelit të lumit të Currajve ka sjellë dëmtime në urën e Mërturit. Prurjet e fuqishme kanë prekur bazamentin, por edhe platformën e urës në pjesën e mesit, aty ku kalojnë këmbësorët dhe automjetet. Ndërkohë, është përmbytur edhe rruga drejt fshatit Hasaj.