Serbia ka ndërprerë zyrtarisht marrëveshjen me kompaninë e Jared Kushner, dhëndrit të presidentit amerikan, Donald Trump, për ndërtimin e një kompleksi luksoz në qendër të Beogradit, ku në vendin ku ndodhet ish-Shtabi i Përgjithshëm i ushtrisë jugosllave, i bombarduar nga NATO në vitin 1999. Qeveria serbe konfirmoi se marrëveshja për ndërprerjen e kontratës është nënshkruar këtë të hënë, më 16 nëntor, dhe se asnjëra palë nuk ka pretendime ndaj tjetrës.