Lezha u përfshi këtë mbrëmje nga reshje të rrëmbyeshme shiu, të cilat edhe pse zgjatën vetëm pak minuta, shkaktuan grumbullim të ujit në disa akse rrugore të qytetit. Probleme u evidentuan pranë Drejtorisë së Tatimeve, në pellgun pranë çerdhes së qytetit dhe në rrugën e Shëngjinit. Ndërkohë, ndryshe nga situatat e mëparshme, blloku i 11 Janarit dhe bulevardi “Gjergj Fishta” nuk patën probleme me përmbytjet. Pas ndërprerjes së reshjeve intensive, uji u tërhoq brenda pak minutash dhe Situata u normalizua.