527 milionë lekë merr nga buxheti i shtetit, sipas projektligjit, për vitin 2027 Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave, vetëm 0.31% më shumë se 2026. Ky buxhet është i pamjaftueshëm për këtë institucion, u shpreh Auron Rrokaj në dëgjesën për buxhetin në Komisionin për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën. Ai kujtoi se Drejtorisë i janë ngarkuar arkivat e Ministrisë së Brendshme dhe asah të Mbrojtjes e detyra për trajnimin e të gjithë rrjetit arkivor në vend, ndja kërkon rritje të buxhetit. “Na është bërë një zvogëlim prej 10 milionë lekë në tavanet buxhetore. Çdo vit na e keni dhënë, këtë vit na e keni hequr. Këtë vit kemi dhe kontrata që janë në fuqi për vitin që vjen në vlerën e 6 milionë lekëve. Na duhen këto 10 milionë që na janë hequr”, u shpreh drejtori i përgjithshëm i Arkivave, Auron Rrokaj.