Është ekstraduar nga Spanja drejt Shqipërisë 49-vjeçari, Kevin Margjoni, alias Arjan Margjoni, i shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafikim të lëndëve narkotike. Procedura e ekstradimit të tij u finalizua në kuadër të operacionit policor të koduar “The Wanted”, si rezultat i bashkëpunimit operacional ndërmjet specialistëve të Drejtorisë së Interpolit në Tiranë dhe homologëve të Interpol Madridit.