Familjarë, miq dhe kolegë i kanë dhënë lamtumirën e fundit oficerit të Policisë së Shtetit, Ermal Lulaj, i cili humbi jetën në një aksident të rëndë rrugor në autostradën Fier-Vlorë, pranë Novoselës. Homazhet në nder të 41-vjeçarit u zhvilluan në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, ku të pranishëm ishin edhe drejtues të Policisë së Shtetit. Lulaj mbante detyrën e shefit të Seksionit për Hetimin e Krimeve të Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë dhe ishte baba i tre fëmijëve të mitur.