Kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi nuk i kurseu akuzat ndaj kryeministrit Rama, lidhur me projektbuxhetin për 2027. Sipas tij, teksa buxheti favorizon grupe të caktuara, ai vë theksin tek ajo që cilëson si ‘ekonomi të betonit’, duke e kthyer ndërtimin si një mekanizëm për të pastruar paratë. Lidhur me këtë përfshiu cështjen Balluku.