Kryeministri Edi Rama mori pjesë në prezantimin e modelit të ri të prokurimit publik, që synon të transformojë garën e tenderave përmes centralizimit, digjitalizimit dhe përdorimit të inteligjencës artificiale. Gjatë prezantimit të modelit të ri, Kryeministri theksoi se ky transformim do të sjellë më shumë siguri, shpejtësi dhe transparencë në përdorimin e fondeve publike, duke e çuar prokurimin publik drejt standardeve europiane dhe një administrimi të specializuar, ku teknologjia do të mbështesë çdo hallkë të procesit, ndërsa vendimmarrja do të mbetet njerëzore.