Gjykata e Lartë rrëzoi rekursin e biznesmenit italian Francesco Becchetti dhe la në fuqi dënimin me 12 vite burg. Becchetti u shpall fajtor për “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën”, “Krijimi i skemave mashtruese”, “falsifikim dokumentesh” dhe “Pastrim i produkteve të veprës penale”. Ai u dënua fillimisht nga shkalla e parë me 17 vite burg, ndërsa prokuroria kishte kërkuar 20 vite burg.