Kroacia bllokon sërish prodhimet bujqësore shqiptare. Këtë herë, autoritetet kroate kanë ndaluar dy ngarkesa, një me fiq të thatë dhe një tjetër me speca, pasi analizat laboratorike kanë zbuluar prani të lartë të aflatoksinave dhe pesticideve, mbi kufijtë e lejuar.