Dy kongresmenë republikanë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë dërguar një letër Sekretarit të Shtetit, Marco Rubio, ku shprehin shqetësimin për gjendjen e demokracisë dhe shtetit të së drejtës në Shqipëri. Ligjvënësit republikanë i kërkojnë administratës amerikane të Presidentit Donald Trump që të shqyrtojë vendosjen e kufizimit të vizave për zyrtarët shqiptarë të përfshirë në korrupsion.