Top News – Tjetër prag tragjedie nga ashensorët, siguria ‘jetime’
07/02/2023 16:39

Një çift bashkëshortësh i mbijetuan me plagë aksidentit të ndodhur mbrëmjen e së hënës në një ashensor në zonën e Astirit. Policia njoftoi se në një nga pallatet e vendosura në krah të rrugës ‘Aleksandri i Madh’, një ashensor u shkëput nga kati i pestë dhe ra në katin zero, duke plagosur çiftin e bashkëshortëve 56 dhe 55 vjeç. Dy personat e lënduar ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve, ndërsa rasti i tyre rikthen edhe njëherë tjetër në vëmendje problematikën e hershme të sigurisë së ashensorëve në pallatat e ndërtuara në zonat periferike të Tiranës kryesisht pas viteve 2000. Në shtator të 2021, po në Astir mbetën të plagosura dy gra. Në këtë ngjarje, inspektorati Shtetëror i Mbikëqyrjes së Tregut fajësoi administratorin e pallatit dhe “personin përgjegjës” që nuk kanë regjistruar ashensorin e pallatit, ku ndodhi aksidenti. Inspektoriati thotë se ligji detyron një person përgjegjës, por nuk thotë se çfarë detyre ka ky person dhe as jep përgjigje nëse përgjegjësia bie mbi kompaninë që monton ashensorin, apo mbi atë që ndërton pallatin.

Top Channel/ Qetësia pushton në protestë, protestuesit qëndrojnë para Kryeministrisë
21/10 18:31
Top Channel/ Molotov dhe flakë drejt Kryeministrisë, tensionohet situata nga protestuesit
21/10 18:30
Top Channel/ Hidhen molotovë drejt Kryeministrisë, protestuesit vendosin në flakë një karrige
21/10 18:17
Top News – Protestat në Shqipëri dhe Gjeorgji. Tbilisi akuzon BE për qëndrim me dy standarde
21/10 17:27
Top Channel/ Protesta në ditën e nëntë. Tubim më i qetë në rrugën e Durrësit
21/10 16:00
Top Channel/ Protesta në ditën e nëntë. Tubim më i qetë te ministria e Arsimit dhe Kryeministria
21/10 16:00
Top News – Karriget hidhen sërish. Oferta e dytë e Ramës për dialog refuzohet nga studentët
21/10 15:41
Top Channel/ “Dhuna traumatizon të miturit”. Sociologia: Shkakton ankth, stres dhe humbje të besimit
21/10 15:24
Top Channel/ Avokati i Popullit heton dhunën: 118 persona në ambiente me kapacitet për 60
21/10 15:23
Top Channel/ Protestat përfshijnë Greqinë. Studentë kërkojnë uljen e kostos së jetesës e studimeve
21/10 15:21
Top Channel/ Franca nxjerr ushtrinë në rrugë. Mobilizimi para protestave të së shtunës
21/10 15:20
Top Channel/ Fischer: Dhuna nuk sjell zgjidhje. Historiani amerikan: Korrupsioni shqetësim serioz
21/10 15:18
Top Channel/ Kuvendi rikthehet pas protestave. Territorialja në rend dite, Rama udhëton drejt Budvës
21/10 15:14
Top Channel/ Rama: Masa të ashpra për dhunën. Regjistër për protestuesit e dhunshëm
21/10 15:11
Top News- Trazirat në ditën 8, 11 të arrestuar/ Policia ndalon autorin e zjarrit në Komisariatin 3
21/10 15:11
Top Channel/ Pedagogët në protestë. Sindikata shpall bojkot. Protestuesit përmbysin karriget e Ramës
21/10 15:09
Top Channel/ Putin “i bindet” kërkesës së Trumpit: Rusia liron qytetarin amerikan Stephen Hubbard!
21/10 15:06
Top News – Rama: Një pakicë kinse pedagogësh nuk dënojnë dhunën
21/10 15:05
Top News – Rama për studentët: Paguajmë gjysmën e qirasë për ata që plotësojnë kushtet
21/10 14:27
Top News – Sejko garanton qytetarët. ‘Sistemi bankar, plotësisht funksional dhe me likuiditet’
21/10 14:14