“Fatkeqësisht ka njerëz gjithmonë e më pak për hir të vërtetës, po sidoqoftë ka njerëz si rasti i kinse pedagogëve të universitetit, një pjesë shumë e vogël e pedagogëve në tërësi, së bashku me të tjerë të përzier aty që i bëjnë jehonë, i japin mbështetje dhe që nuk bëjnë asgjë për të distancuar nga dhuna, gjë që pastaj e merr të plotë jehonën edhe në ekrane ku për fat të keq himnizohet dhuna dhe sulmohet në bllok shteti përmes sulmeve me policinë”, deklaroi Kryeministri Edi Rama këtë të mërkurë gjatë një takimi me drejtues të sistemit financiar.