Në ditën e nëntë të protestave, qeveria paralajmëron masa të reja ndaj personave që përfshihen në akte dhune. Kryeministri Edi Rama bëri të ditur se masat do të përmbajnw kufizime në marrjen e shërbimeve shtetërore për familjet e të miturve që shkatërrojnë pronën publike apo private si dhe kufizime të aksesit në aeroporte, hotele dhe mjete transporti. Gjithashtu parashikohet sipas tj krijimi i një regjistri për personat e dhunshëm dhe masa ligjore ndaj protestuesve të maskuar.