Profesori amerikan Bernd Fischer i vlerësuar si një ndër historianët më të rëndësishëm të Shqipërisë moderne, në një intervistë për Top Channel thotë se protestat e dhunshme janë kundra-produktive. Fischer i cili është edhe anëtar i Akademisë së Shkencave, deklaron se protestat në Tiranë kanë shumë ngjashmëri në veçanti me ato në Francë. Sipas Bernd Fischer autor i disa librave për vendin tonë, të tilla protesta me këtë intensitet dhune, ka gjasa ta çojnë datën e anëtarësimit të Shqipërisë në BE, edhe më larg nga ambicia e kryeministrit Edi Rama që është 2030-ta.