Gjeorgjia akuzon Bashkimin Europian dhe zyrtarët e unionit për hipokrizi dhe qëndrime me standarde të shumëfishta sa u takon protestave. Kryeministri Irakli Kobakhidze tha përmes një deklarate se Brukseli po mban qartësisht një standard të dyfishtë. Ai e ilustroi kritikën e tij me qëndrimin e BE-së për protestat që kanë përfshirë Gjeorgjinë me protestat që po zhvillohen aktualisht në Shqipëri.