Top Channel/ Franca nxjerr ushtrinë në rrugë. Mobilizimi para protestave të së shtunës
21/10/2026 15:20

Qeveria franceze do të angazhojë edhe ushtrinë për të përballuar valën e re të protestave kundër rritjes së kostos së jetesës, të paralajmëruara për të shtunën. Kryeministri Sébastien Lecornu ka njoftuar një operacion masiv sigurie, pas përplasjeve të dhunshme me policinë, grabitjeve dhe shkatërrimeve që përfshinë Parisin dhe disa qytete të tjera gjatë fundjavës. Ministri i Brendshëm Laurent Nuñez bëri të ditur se ushtarakët e operacionit Sentinelle do të marrin përsipër ruajtjen e objekteve dhe zonave të ndjeshme, për t'u mundësuar policëve dhe xhandarëve të përqendrohen te ruajtja e rendit gjatë demonstratave. Operacioni Sentinelle u krijua në vitin 2015 për mbrojtjen e Francës nga sulmet terroriste dhe përfshin 10 mijë ushtarakë në të gjithë vendin. Autoritetet nuk kanë përcaktuar ende sa prej tyre do të angazhohen në masat shtesë të sigurisë. Qeveria po shqyrton edhe ndalimin e manifestimeve të padeklaruara që paraqesin rrezik për rendin publik. Kufizime mund të vendosen edhe për protesta të autorizuara, nëse organizatorët nuk japin garanci të mjaftueshme për shmangien e dhunës. Ndërkohë, në pjesë të Parisit dhe Lionit janë vendosur orare ndalimi të qarkullimit gjatë natës. Autoritetet thonë se masat synojnë parandalimin e përplasjeve të reja, ndërsa vendi përballet me pakënaqësi në rritje për çmimet e larta, pagat dhe gjendjen e shërbimeve publike. Qeveria ka premtuar ndërhyrje më të shpejta ndaj grupeve të dhunshme, ndërsa protesta të tjera priten në një klimë tensionesh politike dhe sociale, vetëm disa muaj përpara zgjedhjeve presidenciale në Francë.

Top Channel/ Gjashtë orë protestë në Tiranë. Incidente të vogla te Ministria e Arsimit
21/11 23:09
Top Channel/ Përpasje fatale në rrugën Fier-Seman, ndërron jetë i moshuari me biçikletë
21/11 23:03
Top News- Lejuan mishin brazilian / Shkarkohen nga puna 4 inspektorë të AKU në Durrës
21/11 20:55
Top Channel/ Golemi ankohet për tym e ndotje nga fabrikat e peletit
21/11 19:54
Top Channel/ Protesta në ditën 175-të. Marshimi nga Ministria e Arsimit te Kryeministria
21/11 19:41
Top Channel/ Protestuesit me flamuj e thirrje janë zhvendosur në Bulevard para Kryeministrisë
21/11 18:07
Top Channel/ Bllokohet trafiku i makinave, protestuesit marshojnë nëpër rrugët e Tiranës
21/11 17:36
Top News – Bashkia Tiranë i përgjigjet Ramës. ‘Mos u merr me vendimet tona, nuk të takon!’
21/11 17:17
Top News – ‘Balluku nuk deklaroi 69 mijë euro’. Akuza e Bardhit- I shpenzoi për operacione plastike
21/11 17:16
Top Channel/ Aksident në aksin Fier-Seman, humb jetën 80-vjeçari që po udhëtonte me biçikletë
21/11 17:13
Top Channel/ Protestuesit i vënë flakën koshave të mbeturinave, tension nëpër rrugë
21/11 16:45
Top Channel/ Protestuesit nëpër rrugë krijojnë zhurmë me vuvuzela e flakë me mjete rrethanore
21/11 16:42
Top Channel/ Protestuesit te rruga e Kavajës, hasen me kordonin e policisë dhe kthehen mbrapsht
21/11 16:41
Top News – Protestuesit nisin marshimin në rrugët e kryeqytetit, largohen nga Ministria e Arsimit
21/11 16:24
Top Channel/ Protesta e studentëve, të rinjtë nisën marshimin nga Ministria e Arsimit
21/11 15:36
Top News – Porositë e Ramës për PS e Tiranës: Mos hiqni njeri nga puna se do e fitojmë kryeqytetin
21/11 15:31
Top Channel/ Lind Lëvizja Studentore Kombëtare, delegatët e LSK mblidhen në Politeknik
21/11 15:14
Top News- Berat, sekuestrohen 14 pasuri / Apartamente e toka, produkt i trafikut të drogës në Europë
21/11 15:01
Top News- Në kërkim për abuzim me të mitur/ Arrestohet 41-vjeçari i dënuar me 9 vite burgim
21/11 15:00
Top News- Shpërndanin kanabis në shkolla/Arrestohet 29-vjeçari në Gjirokastër, procedohet shoku
21/11 14:59