Pas anulimit javën e shkuar, parlamenti Shqipërisë pritet të mblidhet në seancë plenare ora 10 këtë të enjte. Në rendin e ditës parashikohet interpelanca me ministrin e punëve të brendshme, kërkuar nga grupi parlamentar i PD. Një tjetër interpelancë me ministrin e infrastrukturës dhe energjisë është kërkuar nga deputeti socialist i Lezhës Ermal Pacaj. Ndërsa dy interpelanca të tjera janë kërkuar nga deputeti Partisë së Lirisë Tedi Blushi. Në këtë seancë plenare socialistët pritet të avancojnë me reformën territoriale duke ngritur komisionin e posacëm për fazën e dytë të kësaj reforme me qëllim vendosjen e kompetencave për njësitë e qeverisjes vendore. Sikurse gjashtë projektligje mes tyre ai për “parandalimin e parave dhe financimit të terrorizmit.