Presidenti rus Vladimir Putin e njoftoi të dërguarin e SHBA-së Steve Witkoff se shtetasi amerikan Stephen Hubbard, i cili mbahej i burgosur në Rusi, është liruar. Vetëm një ditë më parë, shefi i Shtëpisë së Bardhë Donald Trump kishte kërkuar shfajësimin e Hubbard, të dënuar tetorin e vitit 2024 me mbi 6 vjet heqje lirie me akuzën se kishte luftuar si mercenar në Forcat e Armatosura të Ukrainës.