11 te arrestuar, mes tyre dhe dy shtetas të mitur, është bilanci I Policisë lidhur me protestën e zhvilluar të martën, për veprimet e kundërligjshme të kryera gjatë tubimit. Policia njofton se janë proceduar në gjendje të lirë edhe 7 shtetas. Uniformat blu bëjne më dije se në vijim të hetimeve për kapjen e personave që sulmuan punonjësit e Policisë dhe godinën e Komisariatit të Policisë Nr. 3 me lëndë piroteknike, gurë e bomba molotov, duke shkaktuar zjarr dhe dëmtime në godinë, si dhe duke dëmtuar 10 punonjës policie, u identifikua dhe u ndalua shtetasi E. K., 33 vjeç, i cili dyshohet se gjatë tubimit, tri ditë më parë, ka dëmtuar me sende të forta ambientet e këtij komisariati.