Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko deklaroi se protestat e dhunshme të kësaj jave dhe shënjestrimi i degëve të bankave të nivelit të dytë cenojnë shëndetin e sistemit financiar, por garantoi se bankat gëzojnë likuiditet shumë të mirë dhe depozitat e qytetarëve dhe bizneseve janë të sigurta.