Top Channel/ Protestat përfshijnë Greqinë. Studentë kërkojnë uljen e kostos së jetesës e studimeve
21/10/2026 15:21

Ashtu siç kishin paralajmëruar, qindra studentë, nxënës, mësues dhe prindër dolën sërish sot në rrugët e Athinës dhe Selanikut, në kulmin e dy ditëve të protestave në sektorin e arsimit.Në Athinë, protesta kryesore nisi në mesditë nga Propylaia, ndërsa policia ka marrë masa të forta sigurie. Rreth 3 mijë efektivë janë vendosur në pika kyçe të kryeqytetit dhe është ndërprerë qarkullimi në disa rrugë rreth qendrës, raporton Aleksandër Marku.Kërkesat kryesore të protestuesve lidhen me kostot gjithnjë e më të larta të jetesës dhe të studimeve. Studentët kërkojnë ulje të qirave, rritje të ndihmës për strehim, më shumë vende në konviktet studentore, si dhe ushqim dhe transport falas.Ata kërkojnë gjithashtu rritje të financimit shtetëror për universitetet publike dhe masa për uljen e çmimeve të energjisë dhe karburanteve.Në protestë marrin pjesë edhe mësuesit, federata e të cilëve në arsimin fillor ka shpallur grevë 24-orëshe në sektorin e arsimit të ulët, ndërsa mësuesit e arsimit të mesëm kanë zhvilluar një ndërprerje pune prej tre orësh.Kërkesat e tyre lidhen me plotësimin e vendeve bosh në shkolla me punësime të përhershme dhe me përmirësimin e infrastrukturës shkollore.Edhe në Selanik u zhvillua tubim në qendër të qytetit. Pesë stacione të metrosë u mbyllën përkohësisht me urdhër të policisë.Një ditë më parë, studentët kishin ngritur çadra proteste në sheshin Sintagma në Athinë dhe në rrugën Agia Sofia në Selanik, duke kërkuar zgjidhje për krizën e strehimit studentor dhe rritjen e kostos së studimeve.Protestuesit thonë se mobilizimet do të vazhdojnë, duke kërkuar masa konkrete për arsimin dhe përballimin e kostos së jetesës. Deri tani, protestat janë zhvilluar në mënyrë paqësore.

Top News – Karriget hidhen sërish. Oferta e dytë e Ramës për dialog refuzohet nga studentët
21/10 15:41
Top Channel/ “Dhuna traumatizon të miturit”. Sociologia: Shkakton ankth, stres dhe humbje të besimit
21/10 15:24
Top Channel/ Avokati i Popullit heton dhunën: 118 persona në ambiente me kapacitet për 60
21/10 15:23
Top Channel/ Protestat përfshijnë Greqinë. Studentë kërkojnë uljen e kostos së jetesës e studimeve
21/10 15:21
Top Channel/ Franca nxjerr ushtrinë në rrugë. Mobilizimi para protestave të së shtunës
21/10 15:20
Top Channel/ Fischer: Dhuna nuk sjell zgjidhje. Historiani amerikan: Korrupsioni shqetësim serioz
21/10 15:18
Top Channel/ Kuvendi rikthehet pas protestave. Territorialja në rend dite, Rama udhëton drejt Budvës
21/10 15:14
Top Channel/ Rama: Masa të ashpra për dhunën. Regjistër për protestuesit e dhunshëm
21/10 15:11
Top News- Trazirat në ditën 8, 11 të arrestuar/ Policia ndalon autorin e zjarrit në Komisariatin 3
21/10 15:11
Top Channel/ Pedagogët në protestë. Sindikata shpall bojkot. Protestuesit përmbysin karriget e Ramës
21/10 15:09
Top Channel/ Putin “i bindet” kërkesës së Trumpit: Rusia liron qytetarin amerikan Stephen Hubbard!
21/10 15:06
Top News – Rama: Një pakicë kinse pedagogësh nuk dënojnë dhunën
21/10 15:05
Top News – Rama për studentët: Paguajmë gjysmën e qirasë për ata që plotësojnë kushtet
21/10 14:27
Top News – Sejko garanton qytetarët. ‘Sistemi bankar, plotësisht funksional dhe me likuiditet’
21/10 14:14
Top Channel/ Protestat e dhunshme, Ministria e Drejtësisë merr masa, vendos dritare hekuri
21/10 14:14
Top Channel/ Në Gjirokastër nuk ka bojkot/“Eqrem Çabej” vijon mësimin, rektori:S’e njohim sindikatën
21/10 13:58
Top Channel/ ‘E shtuna ditë e rëndësishme’, Berisha: Rama mendoi se po lante duart me falangat…
21/10 13:57
Top Channel/ ‘Dita e llogarisë po vjen’, Berisha sulmon Ramën: Kërcënime vulgare, bankat janë…
21/10 13:28
Top News – Protestat studentore/ Rama: Jemi miq me Izraelin, por edhe me Katarin e Turqinë
21/10 13:23
Top News – “Ata me kapuç do t’i ndjekim këmba-këmbës”/ Rama: U bë deti kos!
21/10 13:22