Autoritetet e Kosovës kanë parandaluar një tentativë kontrabande brenda institucionit të burgut të Dubravës. Sipas njoftimit zyrtar, Njërsia e Inteligjencës, kanë kryer kontroll të detajuar të furgonit të kuzhinës në tunelin e hyrjes së institucionit. Gjatë kontrollit është zbuluar lëndë e dyshuar narkotike, e cila ishte e fshehur në pjesën e brendshme të derës së pasme të automjetit. Pas identifikimit të rastit, kanë nisur hetime të brendshme dhe është njoftuar Policia e cila po merret me rastin. Aksioni vjen vetëm gati 3 jave pas aksionit në paraburgimin e Mitrovicës, ku zyrtarët identifikuan nëntë topa futbolli në fushat sportive të të dënuarve, ku në njërin porej tyre u gjetën dhe sekuestruan dy aparate celularë.