Top News – Të dhënat nga organizata e punës/ Rritet produktiviteti në punë, por jo paga
09/04/2021 16:19

Produktiviteti i Shqiptarëve në punë, në periudhën kohore nga 2010 deri në 2019 është rritur. Sipas raportit të publikuar nga Organizata Ndërkombëtare e Punës, produktiviteti i punonjësve është rritur me 2.7 për qind. Ky tregues përkthehet në fitime më të larta për bizneset dhe punëdhënësit shqiptarë, kjo si pasojë e punës dhe kontributit më të lartë që marrin. Megjithëse përfitojnë më shumë nga puna e punonjësve rritja e pagave është e një niveli të ulët. Referuar këtij raporti, paga minimale është rritur më pak sesa produktiviteti në punë. Me një shkallë rritjeje prej 1.7 për qind, duket se kontributi i rritjes së pagave është i ulët në rritjen e konsumit dhe për pasojë edhe atë ekonomike në vend. Raporti global i pagave, i formuluar nga Organizata Ndërkombëtare Punës (ILO) vlerëson se në shumicën e vendeve të Europës dhe Azisë Qendrore pagat ishin rritur më shumë se produktiviteti i punës, ndërsa në disa vende të tjera, më të pakta në numër, ku bën pjesë edhe vendi ynë, kishte një sjellje të kundërt. Rritjen më të madhe të pagave minimale e ka bërë Uzbekistani me 18% gjatë periudhës në studim, në një kohë që produktiviteti i punës është rritur me 4.8%. Gjithashtu në Rumani pagat minimale u rritën me 12.3% gjatë periudhës 2010-2019, ndërsa produktiviteti i punës me 2.3%. Raporte të ngjashme ndërmjet ecurisë së pagës minimale dhe produktivitetit të punës patën edhe vende të tjera të Europës Lindore si, Bullgaria, Maqedonia, Sllovakia, Hungaria, Bjellorusia, Ukraina, Rusia, Estonia, etj.

Top Channel/ Durrës, një 37-vjeçar dhunon prindërit dhe i bën për spital
06/11 23:27
Top Channel/ Greqi, arrestohet vrasësi shqiptar me tre emra
06/11 23:14
Top News- Protestat nuk ndalen në Tiranë! Çfarë ndodhi në tubimin tek Kryeministria
06/11 22:33
Top News- Godet babain e nënën e moshuar pa mëshirë/ E rëndë në Durrës, pranga autorit
06/11 22:32
Top News-Shpallja ‘Non Grata’ dhe përplasjet me ambasadorin Donald Lu.Adriatik Llalla thyen heshtjen
06/11 21:46
Top News- Rishfaqet Adriatik Llalla! ‘Dosja ime ishte e paragjykuar, u dha dënim më i ashpër’
06/11 21:45
Top Channel/ Plagoset me dy plumba në bark shqiptari në Athinë, transportohet në spital
06/11 21:31
Top Channel/ E rëndë në Durrës/ Djali dhunon prindërit e moshuar, i ati transportohet drejt Traumës
06/11 21:22
Top Channel/ Rregulla të reja për monumentet, qeveria ndryshon ligjin
06/11 20:12
Top Channel/ Shtatë nxënëse në Selenicë denoncojnë mësuesin: Na ngacmoi seksualisht
06/11 19:49
Top Channel/ Kokaina në Frakull, spak kërkon konsfiskimin e 2 milionë eurove pasuri
06/11 19:46
Top Channel/ Veliaj reagon me video me AI nga paraburgimi: Më internoni në Hënë!
06/11 19:43
Top News- Vdes elektriçisti në Selenicë! Tjetër ngjarje e rëndë! 9 punonjës kanë humbur jetën
06/11 19:40
Top Channel/ Nga protesta drejt listës studentore, të rinjtë synojnë krijimin e një partie
06/11 19:32
Top News – ‘E sulmoi ariu, erdhi në banesë i gjakosur’/ Nënë e bir mohojnë akuzat
06/11 18:50
Top News – Arrestohet mësuesi në Selenicë. Disa nxënëse e kallëzuan për ngacmim seksual
06/11 18:48
Top Channel/ Nëna e njërës prej vajzave që akuzuan mësuesin në Selenicë: Kishte prekur fizikisht…
06/11 18:11
Top News – Wizz Air zgjeron praninë në Shqipëri/ Shton avionin e 15-të, shkon në 9 milionë ulëse
06/11 17:41
Top News – Veliaj firmos 15 projekte, mesazh me ‘IA’: Vazhdoj punën dhe në hënë të më internojnë
06/11 17:07
Top News – Pronari u dënua për trafik kokaine, SPAK kërkon konfiskimin e 2 milionë eurove prona
06/11 17:06