Gjykata Speciale nuk tërhiqet nga vendimet për të mbajtur në paraburgim ish udhëheqësit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, edhe pse izolimi për ta ka hyrë në vitin e gjashtë. Të premten, trupi gjykues shqyrtoi kërkesën e Jakup Krasniqit dhe Kadri Veselit për zbutjen e masës së sigurisë dhe aplikimin e një mase alternative.