Komisionarja për Zgjerim e Bashkimit Evropian, Marta Kos, i ka cilësuar si ‘inkurajuese’ zhvillimet rreth pesë vendeve evropiane që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës. E pyetur nga raportuesi për Kosovën në PE, Riho Terras, gjatë një mbledhje të jashtëzakonsshme të Komitetit për Punë të Jashtme të Parlamentit Evropian, se çfarë po bën Komisioni Evropian sa i përket pesë shteteve mosnjohëse.