Në një nga fjalimet më dramatike drejtuar popullit, presidenti Aleksandar Vuçic paralajmëroi se BE e e ka kërcënuar Serbinë përballet me mundësinë e heqjes së regjimit pa viza, si dhe ndalimin e integrimeve europiane dhe investimeve. Kërcënimi erdhi nga ekipi i diplomatëve europiano-amerikanë gjatë bisedimeve të 20 janarit. Nëse Beogradi nuk e pranon planin franko-gjerman, pra të Bashkimit Europian për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë do të izolohet nga Europa.