Një ngjarje e rëndë ndodhi në një familje shqiptare në Itali, ku Gëzim Alla goditi gruan me çekiç duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Raportohet se fëmijët ishin të mbyllur në tualet teksa prindërit e tyre po grindeshin. Ata jetojnë në një apartament në qendër të Pove del Grappa. Viktima është identifikuar si Dorina Alla, 39 vjeçe. Mediat italiane shkruajnë se fëmijët ishin mbyllur në tualet në momentin e ngjarjes së rëndë dhe dëgjonin ulërimat e nënës së tyre. Ata më pas kishin telefonuar kushërirën e tyre për t’i kërkuar ndihmë, por ishte tepër vonë për nënën.