Top News/ SHBA sanksionon kompanitë serbe / Mbështesin makinerinë e luftës së Vladimir Putinit
31/10/2024 19:08

Shtetet e Bashkuara kanë vendosur sanksione ndaj 8 kompanive serbe, ku tre prej tyre kanë bazën në Mal të Zi. Sipas REL, tre kompanitë e venosura në Mal të Zi, kanë eksportuar mallra me përdorim të dyfishtë në Rusi, të cilat mund të përdoren në industrinë e mbrojtjes. Zyra amerikane për Kontrollin e Aseteve të Huaja, p[ërmes një deklarate është shprehur se kompanitë i kanë shitur Rusisë radio të kategorisë ushtarake, kanë transferuar pajisje të përpunimit dhe kushineta të topave te kompanitë ruse, përfshirë te një kompani që është nën sanksione amerikane. Sipas të dhënave, këto eksporte që kapin edhe shifra prej 570.000 dollarësh, janë kryer në periudhën pak pasi Rusia nisi pushtimin e Ukrainës, në periudhën shtator 2022 deri në qershor 2023 përmes Gjermanisë, Malajzisë, Austrisë, Kinës dhe Meksikës. Mali i Zi ka vendosur sanksione ndaj Rusisë, pasi Moska nisi pushtimin e Ukrainës në shkurt të vitit 2022. Ndërkaq Serbia, pavarësisht se është shtet kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian, nuk i është bashkuar sanksioneve të bllokut evropian kundër Rusisë. Pamje: AFP Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Top News – Ulet tatimi mbi rrogat. Drafti, 13 për qind për pagat deri në 300 mijë lekë
27/10 11:31
Top News – Tatimi i dividentit rikthehet në 15 për qind. Paketa fiskale, rritet edhe tatim-fitimi
27/10 11:19
Top News – Mbi 17 mijë biznese të reja në skemën e TVSH. Qeveria ul pragun për regjistrimin
27/10 11:07
Top Channel/ 1853 fishekzjarre sekuestrohen nga Policia e Tiranës, arrestohet 51 vjeçari
27/10 10:52
Top Channel/ “Ligji për Bankën e Shqipërisë duhet të ndryshojë” Yzeiraj: Të ruhet vlera e parasë
27/10 10:02
Top News – Reduktim të TVSH për ushqimet, drafti i qeverisë, taksa ulet nga 20 në 6 për qind
27/10 10:02
Top Channel/ Aksident në Fier, makina përplas këmbësoren, dërgohet me ambulancë në spital
27/10 09:10
Top News- “Shikoni çfarë vithe të mira”, Trump nuk përmbahet, komenton Nicki Minaj gjatë tubimit
26/10 23:15
Top News- Një kardiolog në krye të Listës Studentore, kush pritet të drejtojë qeverinë e re në Serbi
26/10 23:15
Top News- Zjarr e tym i zi, rrafshohet qyteti rus nga dronët ukraians/ Zelensky nis hakmarrjen
26/10 23:15
Top Channel/ KLSH zbulon kaosin me urbanët dhe kamerat në Tiranë: Nuk funksionojnë
26/10 23:07
Top Channel/ Tkurren numrat në shesh, pak njerëz në protestë, djegin fotot e Ramës me Vuçiç
26/10 23:01
Top Channel/ Rama i prerë për “Kathimerini: S’jap dorëheqjen (Zbulohen planin në buxhetin 2027)
26/10 22:50
Top News – 14 ditë protestë në Tiranë! Tubim pa përplasje, protestuesit: Rama të dorëhiqet!
26/10 21:55
Top News- “Nuk largohem”, Rama për Kathimerinin: Qeveritë ndryshojnë me zgjedhje, jo me molotov
26/10 21:53
Top Channel/ Protestë paqësore në ditën e 14-të në Tiranë, protestuesit marshojnë…
26/10 21:42
Top News- Macron frikë për trazira gjatë Halloween/ Premton masa konkrete për kërkesat e studentëve
26/10 21:27
Top News – MEPJ uron shqiptarët e Preshevës, mesazh qeverisë së re serbe dhe për Kosovën
26/10 21:08
Top News- Peshkatari shqiptar shpallet fajtor/ Transportonte ilegalisht me jaht emigrantë në Angli
26/10 20:44
Top News- Disfata e Vuçiç në zgjedhje/ Lista Serbe në Kosovë qëndron në heshtje
26/10 20:42