Kryeministri Edi Rama deklaron se nuk do të japë dorëheqjen, pas protestave të dhunshme që kanë përfshirë kryeqytetin javët e fundit. Në një intervistë për gazetën e njohur greke “Kathimerini”, kryeministri Rama thekson se, në demokraci, qeveritë nuk ndryshojnë me dhunë e molotovë, por përmes zgjedhjeve.