Kryeministri Edi Rama pohoi edhe njëherë se nuk do të japë dorëheqjen pavarësisht protestave të dhunshme që kanë përfshirë vendin gjatë ditëve të fundit. Në një intervistë për gazetën greke Kathimerini, kreu i qeverisë tha se vullnetin e për të qëndruar në krye të vendit ia kanë dhënë shqiptarët dhe se qeveritë nuk ndryshohen me bomba molotov por përmes zgjedhjeve.