Fitorja historike e lëvizjes studentore në zgjedhjet e së dielës në Serbi ka hapur një kapitull të ri në politikën e vendit, ndërsa vëmendja po përqendrohet te emri që do të drejtojë qeverinë e ardhshme. Lista Studentore, e cila u shndërrua nga një lëvizje protestash masive në një forcë të rëndësishme politike, ende nuk ka bërë publik një kandidat zyrtar për postin e kryeministrit. Sipas ekspertëve, kjo qasje pasqyron organizimin e saj kolektiv dhe synimin për t’u distancuar nga modeli tradicional i drejtimit politik.