Kjo e hënë shënoi dy javë nga nisja e protestës studentore para Ministrisë së Arsimit. Ndonëse më të reduktuar në numër, një grup të rinjsh të mbështetur e nga qytetarë të tjerë u mblodhën sërish para godinës së ministrisë në rrugën e Durërsit, duke përsëritur edhe njëherë thirrjet për largimin e kryeministrit Edi Rama dhe mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme. Në ndryshim nga herët e tjera, protesta kësaj radhe ishte e qetë. Pas tre orësh, turma e protestuesve marshoi drejt Kryeminsitrisë. Tubimi u shoqërua pa përplasje e tensione me policinë, ndërsa nuk pati hedhje gurësh as në drejtim të institucioneve. Protestuesit u shprehën se do të vijojnë protestën, duke kërkuar që situata të zgjidhet dhe të evitohen tensionet.