Një peshkatar shqiptar 58 vjeç, I identifikuar si Eno Gajda, është shpallur fajtor në Gjykatën e Kurorës në Bournemouth, Britani e Madhe, pasi u kap duke transportuar ilegalisht 17 emigrantë, raportojnë mediat ndërkombëtare. Sipas BBC, 58 vjeçari ishte nisur nga Dielette, Francë për në bregdetin pranë Portland, Dorset, më 27 gusht me një jaht 12 metra të gjatë. Agjencia Kombëtare e Krimit thotë se peshkatari shqiptar u gjurmua përgjatë Kanalit Anglez përpara se të kapej nga oficerët e Komandës së Sigurisë Kufitare dhe të shoqërohej në Marinën e Portlandit. Në bord e jahtit ishin 16 burra dhe një djalë shqiptar, të cilët u trajtuan nga autoritetet e imigracionit, shtoi agjencia. Më 26 tetor, 58 vjeçari pranoi zyrtarisht fajësinë për akuzën e lehtësimit të emigracionit të paligjshëm. Sipas Agjencisë Kombëtare të Krimit (NCA), vendimi përfundimtar për masën e dënimit të tij pritet të jepet më 18 nëntor në Gjykatën e Kurorës në Bournemouth. Komandanti I Agjencisë Kombëtare të Krimit, deklaroi se kjo ishte një përpjekje e paturpshme për të kontrabanduar një grup emigrantësh në Mbretërinë e Bashkuar. Ai tha se lundrimi nëpër një nga korsitë më të ngarkuara të transportit detar në botë ishte shumë i rrezikshëm dhe vinte në rrezik shumë jetë. "Synimi i kontrabandistëve të njerëzve si ky mbetet një përparësi për Agjencinë, dhe ne po bëjmë gjithçka që mundemi për të ndërprerë dhe çmontuar bandat e përfshira, kudo që ato veprojnë."