Presidenti amerikan Donald Trump ka tërhequr vëmendjen me një koment të papritur për pamjen fizike të këngëtares Nicki Minaj, gjatë një tubimi elektoral në Michigan, ku ajo ishte e pranishme për të shprehur mbështetjen ndaj kandidatëve republikanë. Minaj ndodhej mes pjesëmarrësve në aktivitet, kur Trump e përmendi papritur gjatë fjalimit të tij, duke bërë një koment për të pasmet e këngëtares. Deklarata u prit me duartrokitje nga të pranishmit. “Meqë ra fjala, shikoni çfarë vithe të mira ka… Nicki Minaj. Është e vështirë të mos e vëresh këtë”, tha Trump.