Më shumë se gjysma e kamerave të monitorimit në rrugët e kryeqytetit nuk funksiononin edhe para dëmtimeve nga protestat e dhunshme të javëve të fundit. Raporti i fundit i auditimit të Kontrollit të Lartë të Shtetit për qarkullimin rrugor në Bashkinë e Tiranës, i publikuar të hënën e 26 tetorit, tregon se sistemi i menaxhimit të qarkullimit kishte probleme serioze edhe para protestës. Sipas auditimit, më shumë se gjysma e kamerave të monitorimit nuk transmetonin pamje, një pjesë e semaforëve nuk ishin të integruar në sistemin qendror, ndërsa investimet për përmirësimin e transportit dhe qarkullimit rrugor kanë mbetur ndjeshëm larg planeve.