Këto ishin të rinjtë që iu drejtuan sheshit të protestës në ditën e 14 të saj. Pas disa ditësh kaosi e përplasje, tkurret protesta në bulevard, ndërsa të paktë në numër ishin edhe efektivët e policisë. Thirrja për dialog e kryeministrit Rama u refuzua sërish. Në sofrën e dialogut të vendosur para godinës qeveritare, protestuesit vendosën në shenjë simbolike një karikaturë të Edi Ramës e Aleksandër Vuçiçit, që më pas i vunë edhe flakën.