Një aksident rrugor është regjistruar këtë mëngjes pranë Drejtorisë së Policisë në Fier. Një automjet tip “Volkswagen” ka përplasur një grua, e cila po kalonte rrugën. Si pasojë, ajo ka mbetur e lënduar dhe është transportuar me ambulancë drejt Spitalit Rajonal të Fierit.