Top News/ SHBA kundër Serbisë/ DASH kritikon ligjin për gjykimin e krimeve në Kosovë
31/10/2024 19:08

Departamenti amerikan i Shtetit ka reaguar për ka reaguar ndaj veprimeve të fundit të Qeverisë së Serbisë e cila të hënën miratoi ligjin për juridiksionin në Kosovë përmes të cilit, sipas ekzekutivit serb synohet “organizimi, juridiksioni dhe kompetencat e autoriteteve gjyqësore për ndjekjen e veprave penale të kryera në territorin e Kosovës”. Departamenti amerikan i Shtetit ka mbështetur qëndrimin e BE, se ky projektligj është shkelje e premtimeve dhe detyrimeve të Serbisë që kanë dalë nga dialogu mes dy vendeve. “Ne përsërisim mbështetjen e Qeverisë amerikane për integritetin territorial dhe sovranitetin e Kosovës në gjithë territorin e saj”, është shprehur DASH. Uashingtoni tha se dialogu për normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë, që ndërmjetësohet nga BE-ja, ka zhvilluar zgjidhje praktike që promovojnë të drejtat e qytetarëve të Kosovës, përfshirë serbët që jetojnë në veri të Kosovës.“Ne u bëjmë thirrje Kosovës dhe Serbisë që të zbatojnë, pa vonesa, zotimet që kanë bërë në Marrëveshjen e vitit 2023 për rrugën drejt normalizimit të raporteve, përfshirë themelimin e një asociacioni të komunave me shumicë serbe”, tha zëdhënësi i DASH-it. Më 28 tetor, Qeveria e Serbisë njoftoi miratimin e ligjit për juridiksionin që u jep kompetencë gjykatave dhe prokurorive serbe që të hetojnë krimet që ndodhin në territorin e Kosovës, pavarësisht shtetësisë së personave të përfshirë në këto krime.

Top Channel/ “Nuk ikim nga sheshi”! 122 ditë protestë, jepen mesazhet e prera
29/09 23:17
Top Channel/ Liderët e UÇK qytetarë nderi, Këshilli bashkiak i Tiranës firmos pa Veliajn
29/09 23:03
Top Channel/ BE financon për Bylisin, nisin punimet për restaurimin e parkut arkeologjik
29/09 23:01
Top Channel/ Zjarri pranë Urës së Kardhiqit, ndërhyrja në kohë izolon flakët
29/09 22:57
Top Channel/ Zjarri masiv përfshin kodrat me ullishte në Gorishovë, flakët përhapen me shpejtësi
29/09 22:57
Top Channel/ 122 ditë protestë, çfarë ndodhi sot gjatë tubimit në kryeqytet
29/09 22:56
Top Channel/ “Jam…”, e njëjta skemë, ‘viktima’ të ndryshme, si u zhvaten biznesmenëve mijëra euro
29/09 22:37
Top News- Shpërblim për zjarrfikësit e Tiranës! Miratohet vendimi, përfitojnë 189 efektivë
29/09 22:35
Top News- Tirana vlerëson ish-krerët e UÇK! Shpallen ‘Qytetarë Nderi’, këshilli voton unanimisht
29/09 22:34
Top Channel/ Siguria në shkolla bashkon 4 ministra, prezantohet paketa kombëtare
29/09 19:57
Top Channel/ Rregulla të reja në shkolla, masa kundër bullizmit dhe ekstremizmit
29/09 19:55
Top Channel/ Debati në këshillin bashkiak për praninë e Veliajt, përplasje mes PS e PD
29/09 19:49
Top Channel/ Ambasadori i SHBA nis detyrën, Wendt nesër takim me ministrin e jashtëm Hoxha
29/09 19:46
Top Channel/ Agasi mohon takimin me Hysenin, avokati i tij sfidon SPAK
29/09 19:44
Top Channel/ Rama mesazh Dua Lipës nga Brukseli: Sazani e Zvërneci do bëhen!
29/09 19:43
Top Channel/ Berisha takon përfaqësuesit e Kosovës në Strasburg: Rama po bën spastrim etnik…
29/09 18:45
Top Channel/ Siguria në shkolla/Katër ministri prezantojnë në Kamëz masat për mbrojtjen e fëmijëve
29/09 18:26
Top Channel/ Siguria në shkolla/ Ministri Alla në Kamëz: Të kemi një perimetër të sigurt në çdo…
29/09 18:17
Top Channel/ ‘Mos ju nënshtroni gjërave që ju dëmtojnë’,Spahiu:Mendoni për shëndetin, angazhohuni…
29/09 18:08
Top Channel/ Paketa e Sigurisë në shkolla, Kumbaro në Kamëz: Komunikimi mes nesh ndihmon…
29/09 18:07