Top News – Rusi, mbi 1700 të arrestuar/ Në protestat për lirimin e Aleksei Navalnit
22/04/2021 12:10

Në qytetet e rusisë, mbrëmja e djeshme ishte mbrëmje proteste. Me mijëra vetë dolën në sheshe e rrugë për të mbështetur kritikun e Putinit, aleksei Navalni, i cili raportohet se është në gjendje jo të mirë shëndetësore. Por policia ka ndërhyrë dhunshëm dhe mbi 1700 protestues janë arrestuar në të gjithë vendin. Më shumë se 1.700 protestues janë arrestuar nga policia ruse në të gjithë vendin gjatë protestave për lirimin e liderit të burgosur të opozitës, Aleksei Navalny. Protestat mbarëkombëtare u mbajtën vetëm disa ditë pasi autoritetet ruse filluan procedurat për të mbyllur e Fondacionit Kundër Korrupsionit të Navalny (FBK), me pretendimin se ajo është një organizatë "ekstremiste".Për shumë vite, FBK e Navalnyt e ka tronditur Kremlinin me hetimet e saj për pasurinë e pashpjegueshme të zyrtarëve të lartë, përfshirë atë të presidentit rus, Vladimir Putin. "Është e qartë pse kemi ardhur sot. Ne duam liri për Navalnyn", i tha Radios Evropa e Lirë, Evgeny Fartuk, një inxhinier 35-vjeçar i cili iu bashkua protestës në Moskë. Organizata Human Rights Ëatch (HRË) më 22 prill dënoi goditjen ndaj protestuesve. “Krahasuar me protestat në janar dhe shkurt, në ato të 21 prillit kishte më pak dhunë nga ana e policisë, por goditja e vazhdueshme e autoriteteve ndaj lirisë së tubimit është plotësisht e pajustifikuar", tha Damelya Aitkhozhina nga Human Rights Ëatch. Navalny gjendet në burg dhe gjendja e tij shëndetësore është e përkeqësuar. Ekipi i Navalnyt organizoi protesta në më shumë se 160 qytete ruse për të tërhequr vëmendjen për gjendjen e tij shëndetësore. Protestuesit kërkojnë që autoritetet e burgut t’ia mundësojnë mjekimin nga ana e mjekëve të pavarur. Më 19 prill, Alexei Liptser, avokati i Navalnyt, i cili është në grevë urie tash e tri javë, ka thënë se klienti i tij duket “keq”, duke rritur shqetësimet për shëndetin e tij.

Top News- “Mund të qëndrojë sa të dëshirojë”, Trump del në krah të senatorit brazilian në arrati
01/11 21:30
Top News- Putin gati të flasë me Zelenskyn! Zbulohet si mund të nisin negociatat për fundin e luftës
01/11 21:15
Top News- “Do t’ju godasim kudo në botë!”, Irani kërcënon SHBA-në dhe Izraelin, nxjerr ushtrinë
01/11 20:35
Top Channel / SHBA, ethe para zgjedhjeve. 52 milionë vota paraprake. Fushata 11.6 mld dollarë
01/11 19:54
Top News – Do qeverisë Amerikën pa Kongresin / Trump ‘harton planin’…nëse demokratët fitojnë
01/11 15:25
Top News – Mbajnë në ujë jahtet e oligarkëve rusë / Taksapaguesit italianë po paguajnë miliona euro
01/11 15:18
Top News – Rusia parandalon sulmin: Na njoftoi SHBA! Akt terrorist në Moskë, merren masa
01/11 14:00
Top News – Erdogan i zemëruar me Rusinë e Ukrainën / ‘I tërheq veshin’: Jo sulme në Detin e Zi
01/11 13:54
Top News – ‘Vjedhja më e madhe në histori…’ / 6.3 mld USD, FBI konfirmon: U bë nga koreja e Veriut
01/11 13:38
Top News – Njerëzit ishin detyruar të hanin bar…! Armëpushim në qytetin e pushtuar ukrainas
01/11 13:34
Top News – ‘Para 4 orësh u aktivizua Neni 5 i NATO-s’ / Aleanca përgatitet për luftën e të nesërmes
01/11 13:21
Top News – Rënia e Vuçiç si ajo e Orban / Paralele mes Serbisë dhe Hungarisë, roli i të rinjve
01/11 12:32
Top Channel/ Pse Polonia u zhyt në krizë/ Gjykata Kushtetuese rrethohet me policë
01/11 12:20
Top News – Polakët ngrihen për Gjykatën Kushtetuese / Tensione, përplaset kryeministri e presidenti
01/11 12:10
Top News – Teston sistemin e frikshëm të armëve / Koreja e Veriut ‘tregon dhëmbët’ sërish
01/11 12:04
Top News – Policia ‘pastron’ kampin në Lisbonë / Mijëra njerëz në protesta për krizën e strehimit
01/11 12:04
Top News – Gjenerata Z ‘merr kontrollin’ / Protestat ndezin gjithë Evropën, Franca ‘shpëton’
01/11 11:43
Top News – Digjet Gjermania, plaçkiten dyqanet / Protestat për koston e jetesës kthehen në dhunë
01/11 11:40
Top Channel/Gjermani, përshkallëzohen protestat/Nisi paqësore, por më pas pati përleshje me policinë
01/11 10:44
Top Channel/ Shpërthen dhuna në Francë, zjarr e përleshje të forta. Mbi 300 mijë njerëz në rrugë
31/10 22:43