Kostoja e ndërtimit ka shënuar rritje me 2.5 përqind si në baza tremujore, ashtu edhe në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, sipas të dhënave të publikuara nga Agjencia e Statistikave të Kosovës, në Indeksin e Kostos së Ndërtimit. Sipas ASK, në periudhën e tremujorit të parë të vitit 2026, rritjen më të madhe e kanë shënuar kostot e transportit, pasuar nga pagat, kostot e tjera, materialet dhe makineritë. Ndërkohë, zbritje është regjistruar vetëm te energjia, e cila ka rënë për 3.9 për qind. Nga të dhënat e Agjencisë së Statistikave të Kosovës, sektori i ndërtimit po vazhdon të përballet me rritje të kostove në shumicën e kategorive kryesore, duke reflektuar presionet e vazhdueshme në çmimet e materialeve, fuqisë punëtore dhe shërbimeve mbështetëse.