Top News – Që nga spraj e pistoletat elektrike…! Qeveria nxjerr vendimin për arsenalin policor
28/05/2021 22:35

Qeveria ka zgjeruar me një VKM gamën e armatimeve mbrojtëse dhe sulmuese të Policisë së Shtetit, duke përfshirë këtu edhe pistoletat elektrike, dronët, sistemet antidronë, armët zhurmuese e deri tek armët me solucione irrituese. Sipas vendimit të Qeverisë, përveç armëve të zjarrit të përcaktuara, shtohen armë me elektroshok; armë për përdorim/hedhje të municioneve dhe mjeteve të ndryshme (shotgun/lëshues); armë të drejtuara me energji (ADE); armë për alarm dhe sinjalizim; armë pneumatike; armë për sinjalizim të lehtë akustik; armët me harkose me tojë; armë zjarri me zhurmëzbutës të montuar; armë zjarri të kombinuara; armë e ftohtë; armë zjarri sportive; armë ceremoniale; mjete optike të armëve të zjarrit për shikim dhe shënjim; Te pjesa e municioneve shtohen në arsenalin e policisë përdorimi i sprajeve irritues në formë pluhuri, ose lëngu, veç lëndëve gaz-sjellëse që janë përdorur deri më tani për shpërndarjen e protestave. “Municione me lëndë kimike (irrituese/ngacmuese) në formë pluhuri ose lëngu për përdorim policor, që hidhen me shotgun/lëshues, me granatë dore, pajisje hedhëse, spraj (individual/kolektiv) ose tubet, për mbrojtje, menaxhimin dhe kontrollin e turmave, të cilat nuk sjellin dëme të pakthyeshme të shëndetit dhe janë në përputhje me legjislacionin në fuqi kundër torturës dhe trajtimeve detektor kërkimi (metal, eksploziv, lëndë radioaktive/kimike); pajisje vëzhgimi dhe zbulimi (dite dhe nate); pajisje dhe aparate për përcaktimin e pozicionit gjeografik, distancave dhe objektivave; pajisje dhe mjete për operacione në lartësi”, thotë vendimi. Për rastet e ndërhyrjes në ndërtesa dhe terrene të vështira shtohen pajisjet “Shkallë portative operacionale; pajisje alpinistike kolektive); pajisje dhe mjete për depërtim në objekt hapës hidraulik, shpërthyes dyersh, pinca universale, prerës hidraulik); pajisje dhe mjete kufizuese (barriera metalike, bllokues rrugësh, zinxhir kolektiv); pajisje komunikimi në distancë; sisteme dron/antidron; robotë antieksplozivë dhe të ndryshëm; simulatorë trajnimi dhe aftësimi për çdo armë zjarri; pajisje kontrolluese e testuese të qitjes; pajisje të tjera për përdorim policor, të cilat do të njihen si të tilla nga aktet ndërkombëtare, të ratifikuara me ligj në Republikën e Shqipërisë”, thuhet në VKM.

Top News – Protestat në Shqipëri dhe Gjeorgji. Tbilisi akuzon BE për qëndrim me dy standarde
21/10 17:27
Top Channel/ Protesta në ditën e nëntë. Tubim më i qetë në rrugën e Durrësit
21/10 16:00
Top Channel/ Protesta në ditën e nëntë. Tubim më i qetë te ministria e Arsimit dhe Kryeministria
21/10 16:00
Top News – Karriget hidhen sërish. Oferta e dytë e Ramës për dialog refuzohet nga studentët
21/10 15:41
Top Channel/ “Dhuna traumatizon të miturit”. Sociologia: Shkakton ankth, stres dhe humbje të besimit
21/10 15:24
Top Channel/ Avokati i Popullit heton dhunën: 118 persona në ambiente me kapacitet për 60
21/10 15:23
Top Channel/ Protestat përfshijnë Greqinë. Studentë kërkojnë uljen e kostos së jetesës e studimeve
21/10 15:21
Top Channel/ Franca nxjerr ushtrinë në rrugë. Mobilizimi para protestave të së shtunës
21/10 15:20
Top Channel/ Fischer: Dhuna nuk sjell zgjidhje. Historiani amerikan: Korrupsioni shqetësim serioz
21/10 15:18
Top Channel/ Kuvendi rikthehet pas protestave. Territorialja në rend dite, Rama udhëton drejt Budvës
21/10 15:14
Top Channel/ Rama: Masa të ashpra për dhunën. Regjistër për protestuesit e dhunshëm
21/10 15:11
Top News- Trazirat në ditën 8, 11 të arrestuar/ Policia ndalon autorin e zjarrit në Komisariatin 3
21/10 15:11
Top Channel/ Pedagogët në protestë. Sindikata shpall bojkot. Protestuesit përmbysin karriget e Ramës
21/10 15:09
Top Channel/ Putin “i bindet” kërkesës së Trumpit: Rusia liron qytetarin amerikan Stephen Hubbard!
21/10 15:06
Top News – Rama: Një pakicë kinse pedagogësh nuk dënojnë dhunën
21/10 15:05
Top News – Rama për studentët: Paguajmë gjysmën e qirasë për ata që plotësojnë kushtet
21/10 14:27
Top News – Sejko garanton qytetarët. ‘Sistemi bankar, plotësisht funksional dhe me likuiditet’
21/10 14:14
Top Channel/ Protestat e dhunshme, Ministria e Drejtësisë merr masa, vendos dritare hekuri
21/10 14:14
Top Channel/ Në Gjirokastër nuk ka bojkot/“Eqrem Çabej” vijon mësimin, rektori:S’e njohim sindikatën
21/10 13:58
Top Channel/ ‘E shtuna ditë e rëndësishme’, Berisha: Rama mendoi se po lante duart me falangat…
21/10 13:57