Top News – PS zyrtarizon kandidatët/ Rikonfirmohen kryetarët, në Vlorë ‘mbijeton’ vetëm Goro
25/03/2023 23:07

Kryesia e Partisë Socialiste votëbesoi në pjesën dërrmuese të 61 bashkive kryetarët aktualë të tyre, duke i propozuar si kandidatë edhe për në 14 maj. Me përjashtim të Bashkisë së Vlorës, ku dihej që Dritan Leli nuk do të rikandidohej më, në të gjitha bashkitë e tjera të mëdha, socialistët vijuan me emrat që janë aktualisht në detyrë. Në Tiranë Kryesia konfirmoi zyrtarisht Erion Veliajn bashkë me katër kryetarët aktualë të bashkive të tjera të qarkut. U rikonfirmuan gjithashtu edhe emrat e kryetarëve aktualë të bashkive në dy bastionet e Partisë Demokratike, Tropojë e Kukës. Në Kukës, Safet Gjici do të kërkojë të ruajë këtë pozicion, pasi e mori postin pa garë në 2019, ndërsa Rexhë Byberi do të përpiqet të bëjë të njëjtën gjë në Tropojë. Qarku i Vlorës është qarku me më shumë rrotacione, ku nga shtatë kryetarët aktualë vetëm Jorgo Goro në Himarë u rikonfirmua. Emra e të rinj nisin që nga Vlora me Ermal Dredhën e në Sarandë me Olti Çaçën. Në Selenicë Nertil Bellaj, kandidat i propozuar nga Blendi Klosi u zgjodh para emrit të propozuar nga deputeti Vullnet Sinaj. Nga shtatë bashkitë e qarkut të Elbasanit, në katër u konfirmuan kryetarët aktualë, në tre të tjerat emra të rinj. Gledjan Llatja në Elbasan, Andis Salla në Cërrik, Arif Tafani në Belsh dhe Nuri Belba në Përrenjas u rikonfirmuan, ndërsa deputeti Besjan Ajazi u propozua si drejtuesi i ri i Bashkisë së Gramshit dhe Mariglen Disha për Librazhdin.

Top Channel/ Durrës, një 37-vjeçar dhunon prindërit dhe i bën për spital
06/11 23:27
Top Channel/ Greqi, arrestohet vrasësi shqiptar me tre emra
06/11 23:14
Top News- Protestat nuk ndalen në Tiranë! Çfarë ndodhi në tubimin tek Kryeministria
06/11 22:33
Top News- Godet babain e nënën e moshuar pa mëshirë/ E rëndë në Durrës, pranga autorit
06/11 22:32
Top News-Shpallja ‘Non Grata’ dhe përplasjet me ambasadorin Donald Lu.Adriatik Llalla thyen heshtjen
06/11 21:46
Top News- Rishfaqet Adriatik Llalla! ‘Dosja ime ishte e paragjykuar, u dha dënim më i ashpër’
06/11 21:45
Top Channel/ Plagoset me dy plumba në bark shqiptari në Athinë, transportohet në spital
06/11 21:31
Top Channel/ E rëndë në Durrës/ Djali dhunon prindërit e moshuar, i ati transportohet drejt Traumës
06/11 21:22
Top Channel/ Rregulla të reja për monumentet, qeveria ndryshon ligjin
06/11 20:12
Top Channel/ Shtatë nxënëse në Selenicë denoncojnë mësuesin: Na ngacmoi seksualisht
06/11 19:49
Top Channel/ Kokaina në Frakull, spak kërkon konsfiskimin e 2 milionë eurove pasuri
06/11 19:46
Top Channel/ Veliaj reagon me video me AI nga paraburgimi: Më internoni në Hënë!
06/11 19:43
Top News- Vdes elektriçisti në Selenicë! Tjetër ngjarje e rëndë! 9 punonjës kanë humbur jetën
06/11 19:40
Top Channel/ Nga protesta drejt listës studentore, të rinjtë synojnë krijimin e një partie
06/11 19:32
Top News – ‘E sulmoi ariu, erdhi në banesë i gjakosur’/ Nënë e bir mohojnë akuzat
06/11 18:50
Top News – Arrestohet mësuesi në Selenicë. Disa nxënëse e kallëzuan për ngacmim seksual
06/11 18:48
Top Channel/ Nëna e njërës prej vajzave që akuzuan mësuesin në Selenicë: Kishte prekur fizikisht…
06/11 18:11
Top News – Wizz Air zgjeron praninë në Shqipëri/ Shton avionin e 15-të, shkon në 9 milionë ulëse
06/11 17:41
Top News – Veliaj firmos 15 projekte, mesazh me ‘IA’: Vazhdoj punën dhe në hënë të më internojnë
06/11 17:07
Top News – Pronari u dënua për trafik kokaine, SPAK kërkon konfiskimin e 2 milionë eurove prona
06/11 17:06