Prokuroria e Posaçme e Kosovës ka ngritur akuza ditën e enjte kundër dy personave, nën dyshimet për krime lufte kundër popullsisë civile gjatë luftës së viteve 1998-1999. Në njoftimin zyrtar të prokurorisë thuhet se të dyshuarit, që u identifikuan me inicialet S.S dhe M.S akuzohen për “vrasje, keqtrajtime fizike dhe psikike dhe plaçkitje të pasurisë së luajtshme të popullsisë civile”.